Akuzat për sulme seksuale, këngëtarit i refuzohet lirimi me kusht

Mediale Vip

Akuzat për sulme seksuale, këngëtarit i refuzohet lirimi me kusht

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:51
R Kelly

Ylli i R&B, R Kelly ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat e sulmeve seksuale me vajza të mitura.

Gjatë seancës gjyqësore në Nju Jork, këngëtarit 52-vjecar iu refuzua lirimi me kusht dhe do të mbahet në paraburgim deri sa të merret një vendim tjetër.

Muzikanti po pret që të gjykohet për më shumë se 20 krime të dyshuara seksuale, të cilat i ka mohuar të gjitha. Për dy dekada R. Kelly, emri i vërtetë Robert Kelly, është akuzuar për abuzim seksual.

Muzikanti u arrestua muajin e kaluar për akuzat e shumta që mbajnë emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat