Kylie Jenner nuk dorëzohet, përpiqet të rregullojë marrëdhënien mes Khloe dhe Jordyn

Mediale Vip

Kylie Jenner nuk dorëzohet, përpiqet të rregullojë marrëdhënien mes Khloe dhe Jordyn

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:08
Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Kylie Jenner vazhdon të ruajë kontaktet me Jordyn Woods dhe këtë detaj e ka zbuluar vetë ajo me prezantimin e trailerit të sezonit të 17-të të ‘Keeping Up With The Kardashians’. Siç ka zbuluar ylli televiziv, ky sezon i ri do të ketë shumë surpriza dhe pritet të sqarohet edhe raporti aktual i anëtarëve të familjes me Jordyn Woods, ish-mikeshën e Kylie.

Biznesmenia e suksesshme shfaqet në trailer teksa këshillon Khloen ta dëgjojë ndjesën e shoqes së saj duke lënë të kuptohet se ajo vazhdon të ketë kontakt me ‘tradhtaren e familjes’. Detajet e tjera pritet të zbulohen me nisjen e reality show-t që prej 9 shtatorit.

Kujtojmë se Jordyn Woods u bë pjesë e një skandali që shkatërroi raportet e saj me gjithë familjen Kardashian-Jenner, pasi u pa duke u puthur me ish-të dashurin e Khloe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat