Dua Lipa bën shqiponjën me duar: A jeni gati për natën e dytë “Sunny Hill Festival”, Prishtinë të dua

Mediale Vip

Dua Lipa bën shqiponjën me duar: A jeni gati për natën e dytë “Sunny Hill Festival”, Prishtinë të dua

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 20:21
Dua Lipa

Ka startuar tashmë nata e dytë e festivalit më të madh muzikor në vendin tonë, “Sunny Hill Festival”.

Artistët tanimë kanë nisur performancat e tyre në skenën gjigante të vendosur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Pjesë e saj është edhe Dua Lipa, e cila këtë vit po e shijon në maksimum duke qëndruar në lozhën e ftuarve të edicionit të sivjetmë.

Kjo ka bërë që këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare të entuziazmohet tejet mase dhe të shpërndajë imazhe dhe video të njëpasnjëshme në rrjetet sociale.

Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke i bashkuar duart dhe formuar simbolin shqiponjën.

“A jeni gati për natën e dytë. Prishtina të dua”, ka shkruar ndër të tjerash, ku ka marrë mijëra pëlqime prej fansave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat