Cara Delevingne dhe Ashley Benson janë martuar në fshehtësi

Mediale Vip

Cara Delevingne dhe Ashley Benson janë martuar në fshehtësi

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 21:02
Cara Delevingne dhe Ashley Benson

Modalja Cara Delevingne dhe aktorja e “Pretty Little Liars”, Ashley Benson, thuhet se kanë zhvilluar një ceremoni të fshehtë martesore në Las Vegas, pas lidhjes së tyre prej më shumë se një viti.

Çifti i lesbikeve i kanë shkëmbyer unazat në Little Vegas Chapel në Las Vegas Boulevard, ndërsa ato i ka martuar një imitues i Elvis Presleyt.

Nuk dihet me saktësi se kur ka ndodhur martesa, mirëpo 26-vjeçarja Cara dhe 29-vjeçarja Ashley në festën e tyre i kanë ftuar disa emra të njohur, si Sophie Turner, Charlize Theron e “The Jonas Brothers”.

“Ato ishin të sigurta për atë që po bënin dhe ato ishin të sigurta se çfarë vlere kanë për njëra-tjetrën”, ka thënë pronari i Little Chapel, Michael Kelly, për The Sun On Sunday.

“Ishin qartë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës dhe kishin buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre. Kuptohej se e kishin me shumë seriozitet dhe po argëtoheshin shumë. Dëshironin të ishte e thjeshtë, qetë dhe lehtë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat