Aaron Carter ndahet nga e dashura

Mediale Vip

Aaron Carter ndahet nga e dashura

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 07:47
Aaron Carter dhe Lina Valentina

Aaron Carter dhe Lina Valentina, janë ndarë.

Këngëtari 31 vjeçar dhe artistja 28 vjeçare, konfirmohet se kanë prishur marrëdhënien e tyre, raporton Page Six.

“Unë dhe Lina kemi vendosur të ndahemi. Unë me të vërtetë shpresoja se kjo do të ishte ajo që zgjat përgjithmonë. Ne madje kishim biseduar edhe për të pasur fëmijë, por marrëdhënia përfundimisht u bë e pashëndetshme. Kam kaluar kaq shumën jetë dhe jam duke u përpjekur të mësoj nga gabimet e mia. Unë mendoj se ky vendim ishte gjëja e pjekur për të bërë. Do të vazhdoj të përqendrohem në muzikën time, turneun tim dhe fansat e mi. Shpresojmë që shpirtin tim binjak do ta takoj së shpejti”, tha Aaron në një deklaratë.

Aaron më parë tha se ai po priste të bëhej baba me Lina, duke shkaktuar spekulime të rreme për një shtatzëni në fund të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat