Aktori i njohur akuzohet për keqtrajtim të vajzës së tij

Mediale Vip

Aktori i njohur akuzohet për keqtrajtim të vajzës së tij

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:00
Will Smith

Njëri nga aktorët më të njohur të Hollywoodit, Will Smith, para disa vitesh ishte cak i akuzave për keqtrajtim dhe mos përkujdesje ndaj vajzës së tij Willow.

Bashkëshortja e tij Jada për MailOnline ka zbuluar se në vitin 2014, kundër saj dhe Will ishte ngritur një akuzë në qendrën për punë sociale.

Ajo tha se dikush kishte thirrur në qendër për shkak të fotografisë në të cilën Willow e re qëndron në shtrat me mikun e saj Moises Arias, i cili nuk kishte bluzë të veshur.

Jada menjëherë ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe se kjo është gjëja më e keqe që i kishte ndodhur në jetë.

“Kemi përjetuar aq shumë si familje. Qëndrojmë së bashku dhe i japim njëri-tjetrit liri që të flasim sinqerisht dhe haptas”, shpjegoi Jada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat