Genc Prelvukaj publikon këngën e re “Dilema”

Mediale Vip

Genc Prelvukaj publikon këngën e re “Dilema”

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:09
Genc Prelvukaj

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor. 

“Dilema” mban titullin kënga e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të realizuar nga ‘Black Fish Entertainment’.

Si shumë nga klipet e artistëve tjerë, edhe ky projekt i këngëtarit 38-vjeçar u bë në bregdet, në një jaht luksoz dhe si protagoniste ka një femër.

Për tekstin, producimin dhe finalizimin e gjithë këtij projekti është përkujdesur Genci, derisa posedon edhe studion e tij “Black Fish Studios”.

Pritet që kënga t’i pëlqejë publikut, pasi është lansuar për këtë kohë dhe tanimë mund ta gjeni në kanalin YouTube.

I njëjti është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat