Largimi i Ilda Bejlerit pas 11 vitesh, flet Shakohoxha: Unë e futa në televizion - Bota Sot
Largimi i Ilda Bejlerit pas 11 vitesh, flet Shakohoxha: Unë e futa në televizion

Mediale Vip

Largimi i Ilda Bejlerit pas 11 vitesh, flet Shakohoxha: Unë e futa në televizion

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 21:55
Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha

Komentantori sportiv Dritan Shakohoxha ka reaguar për herë të parë për largimin e Ilda Bejlerit pas 11 vitesh nga SuperSport dhe për sherrin që u përfol mes tyre.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Pushime On Top’, Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai që e ka marrë Ildën në televizion bashkë me djemtë e stafit.

Sipas komentatorit, gjatë gjithë këtyre viteve janë ndërruar shpesh personazhet dhe këtë verë ndodhi e njëjta gjë.

‘Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.

Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…’, tha Shakohoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...