Angelina Jolie i mahnit të gjithë me fotot e fundit dhe mesazhet e forta drejtuar grave

Mediale Vip

Angelina Jolie i mahnit të gjithë me fotot e fundit dhe mesazhet e forta drejtuar grave

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 22:20
Angelina Jolie

Angelina Jolie është nënë e tre vajzave dhe gjithmonë ka treguar se i kushton shumë rëndësi edukimit të tyre. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Elle”, aktorja e njohur është shprehur se ajo i inkurajon vajzat e saj që të zhvillojnë mendjen e tyre për t’u rritur si individë të fortë. Përkrah disa fotove impresionuese, Angelina ka folur hapur se për çfarë grash ka nevojë më shumë shoqëria e sotme.

“Duke parë rreth botës lind natyrshëm pyetja: Përse ka kaq shumë energji për ta mbajtur gruan gjithmonë në një pozicion të dytë? Ne kemi nevojë për më shumë ‘gra të këqija’, që janë të lodhura nga padrejtësitë dhe keqtrajtimi. Gra që refuzojnë të ndjekin rregullat dhe kodet dhe që nuk besojnë se janë më të mirat për veten e familjen e tyre. Gra që nuk do të heqin dorë nga të drejtat e tyre, edhe nëse janë në rrezik vdekje apo refuzimi nga familjet apo komuniteti ku jetojnë”, është shprehur Jolie.

Ajo ka shtuar se nuk ka gjë më të bukur se sa një grua e pavarur dhe që ka mendimet e saj. Angelina vazhdon të cilësohet si një nga gratë më të bukura, por duket se për të nuk ka rëndësi pamja e jashtme, por fuqia brenda vetes. Aktorja e njohur ka qenë gjithmonë në mbështetje të kauzave për edukimin e grave dhe vajzave dhe mbrojtjen e tyre ndaj keqtrajtimeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat