Kim Kardashian e inspiruar nga vitet e 90-ta për koleksionin e ri të kozmetikës

Mediale Vip

Kim Kardashian e inspiruar nga vitet e 90-ta për koleksionin e ri të kozmetikës

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 00:17
Kim Kardashian

Ajo çdo ditë e më shumë po arrin të fitojë vëmendje e bashkë me të edhe milionat me produktet e kozmetikës që mban logon e saj ‘KKWbeauty’.

Dhe Kim Kardashian tashmë ka paralajmëruar produktin e saj më të ri të bukurisë i cili lansohet me datë 16 gusht.

Ylli televiziv ka zbuluar detaje të reja nga koleksioni në një imazh që ka hedhur në llogarinë e saj në ‘Instagrami’ që ndiqet nga mbi 145 milionë persona.

Ajo u shpreh se për këtë koleksion është inspiruar nga vitet e 90-ta, kohë për të cilën ajo ndihet nostalgjike.

Kujtojmë që përveç Kim edhe motra e saj e vogël, Kylie Jenner është e njohur për koleksionin e saj të suksesshëm të produkteve të bukurisë ‘Kylie Cosmetics’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat