Dakota Johnson dhe i dashuri i saj fotografohen së bashku gjatë pushimeve, pamja e aktores do ju habisë

Mediale Vip

Dakota Johnson dhe i dashuri i saj fotografohen së bashku gjatë pushimeve, pamja e aktores do ju habisë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 00:46
Dakota Johnson dhe i dashuri i saj

Dakota Johnson dhe Chris Martin janë fotografuar së bashku duke pushuar në ‘New York Long Island’.

Vëmendjen e mori aktorja e ’50 Hijet e Grejit’ e cila u shfaq në formë perfekte, dukshëm e palestruar.

Një natë më parë, dy të dashuruarit janë parë në një koncert të ‘Rolling Stones’ dhe kurrë nuk janë dukur kaq të lumtur së bashku.

Image

Ata u fotografuan duke u përqafuar dhe në momente romantike së bashku, pavarësisht thashethemeve të shumta për një ndarje.

Kujtojmë se lidhja mes dy personazheve të njohur ka nisur kohë më parë dhe shpesh janë përfolur për probleme me njëri-tjetrin. Chris është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten e tij të parë, por ky fakt nuk ndikon aspak tek lidhja e tij me aktoren e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat