I kritikuan videoklipin e ri, Genc Prelvukaj sqaroi gjithçka me 5 pika të thjeshta

Mediale Vip

I kritikuan videoklipin e ri, Genc Prelvukaj sqaroi gjithçka me 5 pika të thjeshta

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 00:58
Genc Prelvukaj

Ditën e djeshme, Genc Prelvukaj publikoi projektin e tij të ri me titull ‘Dilema’. Një pjesë e fansave të tij e pritën shumë mirë këtë këngë, ndërsa pjesa tjetër e ka kritikuar këngëtarin për videoklipin e ‘ekzagjeruar’, duke qenë se protagonistja ekspozonte gjatë gjithë kohës format e saj trupore. Për këtë arsye, Genci ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë njëherë e mirë situatën, duke përmbledhur gjithçka në 5 pika. Fillimisht këngëtari është shprehur se priste të kishte komente pozitive, por dhe kritika, pasi çdo person ka shijet e tij. Një pjesë kërkonte që Genci të sillte videoklipe provokuese, ndërsa pjesa tjetër e kritikonte për diçka të tillë. Videoklipi përshtatej në mënyrë perfekte me rregullat e ‘Youtube’, gjë që kuptohet lehtë duke qenë se video-ja nuk është bllokuar. Sipas tij, e rëndësishme është muzika dhe jo videoklipi, kështu që ka falenderuar publikisht të gjithë përkrahësit e tij ndër vite. Nuk ka vonuar shumë dhe postimi është ‘pushtuar’ nga komentet e ndryshme të ndjekësve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat