Bella Hadid dhe The Weeknd ndahen për herë të dytë - Bota Sot
Bella Hadid dhe The Weeknd ndahen për herë të dytë

Mediale Vip

Bella Hadid dhe The Weeknd ndahen për herë të dytë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 05:55
Bella Hadid dhe The Weeknd

Bella Hadid dhe The Weeknd janë ndarë për herë të dytë.

Sipas E! News, modelja 22-vjeçare dhe këngëtari 29-vjeçar i hitit “Starboy” kanë kaluar shumë kohë së bashku, ndërsa punonin në karrierën e tyre, gjë që ka shkaktuar tension.

“Ata janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mentalisht”, tha burimi i brendshëm, shkruan DailyMail.

“Bella po përgatitet për angazhimet e javës së saj të modës dhe Abel (The Weeknd) është duke punuar në muzikën e tij dhe debutimin e tij të ardhshëm në aktrim”, shtoi më tej burimi.

“Ata kanë debatuar shumë kohët e fundit. Ata shpresojnë të kthehen së bashku në një moment, por tani për tani po përqendrohen në veten e tyre dhe projektet e tyre”, potencoi më tepër ky burim.

Ata së pari filluan takimet në vitin 2015, kur u takuan rastësisht në festivalin “Coachella”. Por në dhjetor të atij viti, ata u ndanë.

Në shkurt ata u ribashkuan por më pas u ndanë përsëri në fund të vitit 2016.

Në korrik të vitit 2018 Bella dhe The Weeknd u rikthyen përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Ata nuk janë parë së bashku prej muajsh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...