5 fakte që s’i dinit për një yll si Stella McCartney

Mediale Vip

5 fakte që s’i dinit për një yll si Stella McCartney

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:23
Paul dhe Stella McCartney

Edhe pse është aluduar se mbiemri i saj i famshëm ka ndikuar në suksesin e saj, talenti i saj ka qenë në ADN-në që trashëgonte, duke e identifikuar qysh në fillimet e saj si një stiliste e talentuar dhe vitet e fundit një ndër gratë më të pushtetshme dhe të pasura në Britaninë e Madhe.

Talenti

Dizenjoi që kur ishte 13 vjeç, por e filloi karrierën në moshën 16 vjeçare në shtëpinë e modës së Christian Lacroix, më pas punoi si praktikante në revistën Vogue UK, derisa markën me emrin e saj e hapi në vitin 2001, kur ishte 29 vjeç si pjesë e Gucci Group.

Familje artistësh

E lindur në familje artistësh, ajo është vajza e këngëtarit legjendar të grupit Beatles Sir Paul McCartney, i cili e ka frymëzuar atë gjithmonë, madje kur ajo ka qenë ende një fëmijë, i ka kërkuar të atit të ndjekë shkollën publike, sepse aty ndihej më e lirë.

Vegane

Stilistja është vegjetariane dhe një mbështetëse e përjetshme e të drejtave të kafshëve. Në veshjet dhe aksesorët e saj ajo përdor gjithmonë lëkurë dhe gëzof vegan, që në vitin 2001, moment kur edhe lançoi linjën e saj, ndaj ajo njihet ndryshe si stilistja vegane.

Fustanet e nuseve

Për hërë të parë ajo solli një markë kult për fustanet e dasmës, por kjo ishte më shumë një zgjedhje për shkak të klientëve të saj të profilit të lartë, një prej të cilave ishte edhe Madonna. Në vitin 2018 ajo krijoi fustanin pas dasmës për Meghan Markle.

Uniformat e Kombëtares

Ishte hera e parë që një stiliste dizenjonte veshjet e atletëve përfaqësues të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike të Londrës 2012. Por, nuk ishte hera e parë që Stella krijonte për një brand sportiv, Adidas i kishte besuar asaj disa herë rolin e drejtores kreative të veshjeve sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat