Cristiano Ronaldo është futbollisti më i ndjekur në botë, por dy femra “e mundin” - Bota Sot
Cristiano Ronaldo është futbollisti më i ndjekur në botë, por dy femra “e mundin”

Mediale Vip

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i ndjekur në botë, por dy femra “e mundin”

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:51
Cristiano Ronaldo

Instagram është një prej rrjeteve sociale që ka më shumë përdorues në të gjithë botën. Madje për disa emra të njohur është kthyer në biznes, nga i cili fitojnë të ardhura mjaft të mira.

Personi më i ndjekur në botë është ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo i cili numëron plot 178 milion ndjekës. Pavarësisht kësaj, dy femra arrijnë të fitojnë më shumë të ardhura se ai.

Bëhet fjalë për miliarderen Kylie Jenner dhe këngëtaren Ariana Grande. Kylie numëron 122 milion ndjekës dhe fiton 1.266 milionë dollarë për një postim në “Instagram”.  Ndërsa vendin e dytë e mban Ariana Grande, e cila ka 161 milion ndjekës dhe fiton 996 mijë dollarë për një postim.

Ndërsa Ronaldo renditet në vendin e tretë dhe fiton 975 mijë dollarë për një postim.  

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...