Çfarë ndodhi pak para nisjes? Loredana dhe Mozzik anulojnë koncertin

Mediale Vip

Çfarë ndodhi pak para nisjes? Loredana dhe Mozzik anulojnë koncertin

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:33
Loredana dhe Mozzik

Pas skandalit që bëri bujë në media me çiftin zviceran, Loredana Zefi dhe Mozzik nuk ju ndanë koncerteve dhe publikimit të këngëve të reja.

Madje ata janë duke bërë një tur muzikor në Ballkan dhe deri tani duket se kanë patur mjaft sukses.

Reperët koncertin e radhës e kishin në Velipojë, por për arsye shëndetësore duket se do ta anulojnë.

Ka qenë Mozzik ai që ka lajmëruar fansat nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku u premton se së shpejti do të shihen.

“Velipoja për shkaqe shëndetësore nuk po mundemi sonte të jemi aty. Ju kërkojmë falje shumë, por gjëra që ndodhin. Shihemi së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin”, sqaron Mozzik.

Kujtojmë se tour-i i tyre në Ballkan është vetëm fillimi pasi në vitin 2020 ata kanë njoftuar se do të nisin një tour që do të përfshijë edhe Europën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat