Era Istrefi publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri, duket tejet provokuese në prapaskenë

Mediale Vip

Era Istrefi publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri, duket tejet provokuese në prapaskenë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:01
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, muaj më parë solli bashkëpunimin “Sayonara Детка”me rep-artistin rus, Sayonara Boy.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku, ndonëse u publikua në YouTube vetëm në versionin audio.

Mirëpo dyshja kanë vendosur që shumë shpejt këtë këngë ta sjellin për publikun edhe me klip, xhirimet e të cilit përfunduan këtë javë.

Era është ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të këtij klipi.

E veshur në të shkurtra dhe plot shkëlqim, Istrefi bëri që edhe njëherë gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sayonara Детка ft @sayonaraboy bts ? this vid is a vibeeee❣️❣️❣️cnt w8 4 u 2 c it ?

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Era përndryshe është mjaft aktive në muzikë me prurje të shumta dhe koncerte, teksa duket se suksesi në tregun ndërkombëtar për të po vazhdon me bashkëpunime të tilla dhe këngë në gjuhën angleze, të cilat po priten mirë nga publiku i saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat