Emigrantët e bllokuar në Detin Mesdhe, Richard Gere bën thirrje për ndihmë - Bota Sot
Emigrantët e bllokuar në Detin Mesdhe, Richard Gere bën thirrje për ndihmë

Mediale Vip

Emigrantët e bllokuar në Detin Mesdhe, Richard Gere bën thirrje për ndihmë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:38
Richard Gere

Aktori Richard Gere ka vizituar emigrantët në një anije që është bllokuar në Detin Mesdhe prej një jave.

Ylli hollivudian mori ushqime dhe produkte të tjera, të cilat ia dërgoi 121 njerëzve që po qëndrojnë anijen “Open Arms”.

Kjo është një anije shpëtimi që po qëndron pranë ishullit italian të Lampedusa pasi nuk lejohet të hyjë në portin e Italisë dhe Maltës.

Aktori 69-vjeçar shkoi në bord dhe takoi disa emigrant që u larguan nga Libia. Gere i bëri thirrje të gjithëve që “të mbështesin Open Arms dhe të ndihmojnë këta njerëz, të cilët janë motrat dhe vëllezërit tanë”.

Shtetet e tjera europiane nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për ti dhënë një zgjidhje anijes që po qëndron në det të hapur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...