Alain Delon në gjendje të rëndë shëndetësore! Ylli i kinemasë pëson goditje në tru

Mediale Vip

Alain Delon në gjendje të rëndë shëndetësore! Ylli i kinemasë pëson goditje në tru

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:45
Alain Delon

Aktori legjendar, Alain Delon ka pasur probleme serioze me shëndetin pasi është goditur nga hemorragjia cerebrale dhe për pasojë është shtruar në spital.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij i madh Anthony Delon, i cili konfirmoi se i ati po rekuperohet në një klinikë zvicerane. Anthony shtoi se pavarësisht operacionit të vështirë, gjendja e të atit është stabilizuar dhe organet e tij janë në gjendje perfekte.

“Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin “Pitié-Salpêtrière”  ku ai kaloi tre javë në kujdes intensiv. E gjithë familja qëndroi pranë tij në këto ditë vëllai im, motra ime dhe nëna ime Nathalie”, është shprehur Anthony.

Alain Delon, 83 vjeç është ikonë e industrisë së filmit dhe ka interpretuar në mbi 80 filma. Vetëm dy muaj më parë ai u nderuar me një çmim për karrierën e tij të gjatë në Festivalit të Filmit në Kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat