Si asnjëherë më parë, Genc Prelvukaj shfaqet me mjekër të gjatë

Mediale Vip

Si asnjëherë më parë, Genc Prelvukaj shfaqet me mjekër të gjatë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:52
Genc Prelvukaj

Pak ditë më parë, Genc Prelvukaj publikoi këngën e tij më të re me titull ‘Dilema’.

Kjo këngë solli reagime të shumta tek publiku, disa pozitive dhe disa negative, por tek vetë këngëtari ky projekt ka ndikuar në një tjetër aspekt dhe bëhet fjalë për ‘look-un’ e etj.

Ditën e sotme, Genci ka bërë një postim në ‘Instagram’, ku krahas një fotoje me pamjen e tij aktuale, ka bashkangjitur një foto ku shfaqet me mjekër të gjatë.

Mesa duket, ai po mendon të bëjë një ndryshim në pamjen e tij dhe duke qenë se është ende në dilemë se çfarë të zgjedhë, ka kërkuar mendimin e ndjekësve të tij. Shumica kanë qenë dakord që Genci të rrisë mjekrën, ndërsa një pjesë tjetër ka sugjeruar që këngëtari të mbajë pamjen aktuale.

Mjekra e gjatë është kthyer në trend tek meshkujt, jo vetëm tek të huajt, por dhe tek shqiptarët. Se çfarë zgjedhje do të bëjë Genci, na mbetet të shohim në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat