Makina kthehet përmbys, aktori i njohur shpëton jetën e djalit me aftësi ndryshe

Mediale Vip

Makina kthehet përmbys, aktori i njohur shpëton jetën e djalit me aftësi ndryshe

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një prej yjeve të Hollivudit u kthye në heroin e ditës së mërkurë pasi shpëtoi jetën e një fëmije me aftësi ndryshe.

Kur ndodhi përplasja mes dy automjeteve në Los Anxhelos, aktori Danny Trejo nxitoi që të nxirrte djalin e vogël nga makina e kthyer përmbys.

Me ndihmën e një kalimtareje, Danny e tërhoqi nga sedilja, ndërkohë që zjarrfikësit shpëtuan gjyshen e tij, e cila ishte shofere.

Trejo tha se u përpoq ta nxirrte nga dritarja e thyer, por nuk i hiqte dot rripin e sigurimit. Falë Monica Jackson, e cila ishte e pranishme, ata arritën të shpëtojnë djalin.

"E vetmja gjë që mendoja ishte të nxirrja fëmijën nga sedilja", tha ai për një fotograf. Sipas mediave të huaja, tre persona u dërguan në spital, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat