Lady Gaga akuzohet për plagjiaturë

Mediale Vip

Lady Gaga akuzohet për plagjiaturë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:44
Lady Gaga

Lady Gaga mund të dalë në gjyq, pasi Steve Ronsen, një muzikant amator, e ka akuzuar këngëtaren për vjedhë të këngës së tij "Shallow" dhe po kërkon një tarifë shumë milionëshe, raporton Cosmopolitan.

Lady Gaga pati një karrierë të shkëlqyeshme edhe para se të realizonte filmin "A Star Is Born", dhe roli i saj në këtë film i shtoi vetëm famën. Filmi u shënua nga një shfaqje fenomenale e këngës "Shallow" në të cilën asaj iu bashkua aktori Bradley Cooper.

Kënga për të cilën muzikanti pretendon se është identike, quhet "Almost" dhe ka qenë në Sound Cloud-in e tij për shtatë vjet

"Disa herë më është thënë që “Shallow” tingëllon si kënga ime. Kështu që unë nuk e vura re më parë, madje as nuk e shikova filmin, i cili dëgjova se ishte me të vërtetë i mirë. Unë e admiroj Gaga dhe dua ta përfundoj këtë. Nuk po gjykoj drejtpërdrejt askënd. Muzikanti profesional më tha se këngët tingëllojnë identike”, tha Ronsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat