“Jam krenare për ty”, Zëri thotë fjalët e para dhe Elita nuk e fsheh dot entuziasmin

Mediale Vip

“Jam krenare për ty”, Zëri thotë fjalët e para dhe Elita nuk e fsheh dot entuziasmin

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:50
Elita dhe Zëri

 

Elita Rudi, Gjiko dhe Zëri janë kthyer në një nga familjet më të komentuara të showbiz-it, kjo sepse moderatorja dhe reperi ndajnë shumë momente të bukura të vogëlushit me publikun. Ditën e sotme, çifti ka publikuar një video të Zërit, ku Elita shfaqet duke e ndërruar, ndërsa vogëlushi i cili nuk i pëlqen aspak kjo gjë, grindet dhe në të njëjtën kohë thotë fjalët e para: “Mama”. Kjo gjë e ka emocionuar shumë çiftin, sidomos Elitën e cila nuk e ka fshehur dot emocionin dhe kënaqësinë. “Jam shumë krenare për ty”, ka shkruar moderatorja krahas videos, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e saj dhe Gjikos. Dalëngadalë Zëri po rritet dhe duket se Elita dhe Gjiko po e shijojnë në maksimum këtë rrugëtim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat