“Nuk ishte aspak surprizë”, flasin miqtë e Miley dhe Liam pas konfirmimit të ndarjes

Mediale Vip

“Nuk ishte aspak surprizë”, flasin miqtë e Miley dhe Liam pas konfirmimit të ndarjes

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:58
Miley Cyrus dhe Liam Hamsworth

Ditën e djeshme, Miley Cyrus dhe Liam Hamsworth bënë publike ndarjen e tyre pas 8 muajsh martesë. Pas këtyre lajmeve këngëtarja e njohur reagoi me një status në ‘Instagram’ duke shkruar se ndryshimi ishte i paevitueshëm. Sipas miqve dhe persona të afërm të dyshes, kjo ndarje nuk erdhi aspak si surprizë. “Kjo ndarje nuk erdhi aspak si surprizë për njerëzit që ishin pranë tyre. Që pas ribashkimit të gjithë mendonin se ata ishin çifti perfekt, por në fakt kishin ende shumë probleme për të zgjidhur”, është shprehur një burim për “People”. Arsyeja e ndarjes ishte sepse Miley dhe Liam ndanin mendime të ndryshme për disa gjëra që janë të rëndësishme për një lidhje. Lidhja e Miley dhe Liam daton 10 vite më parë, por duket se tani gjërat mes tyre kanë marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat