Një talent si Blue Ivy, gjyshja e vogëlushes zbulon një tjetër pasion të vajzës së Beyonce dhe Jay Z

Mediale Vip

Një talent si Blue Ivy, gjyshja e vogëlushes zbulon një tjetër pasion të vajzës së Beyonce dhe Jay Z

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 20:18
Blue Ivy

Tina Knowles, gjyshja e Blue Ivy ka qenë së fundmi e ftuar për të dhënë një intervistë në emisionin ‘Entertainment Tonight’, në të cilin ka folur për familjen e saj. Ndër shumë detaje të rrëfyer Tina ka theksuar se përveç talentit të mbesës së saj në muzikë, Blue është dhe një artiste e ‘makeup-it’ e shkëlqyer. Ajo tregoi se vogëlushja i ka blerë tualetet e para që e vogël dhe se shpeshherë lyen në shtëpi në mënyrë që të kalojnë kohën. Ndonëse Jay Z nuk është shumë dakord me këtë pasion të së voglës, Knowles shtoi se kjo është një mënyrë që vajzat të ndihen mirë.

Ajo pohoi gjithashtu se Blue Ivy ka arritur ta realizojë ‘makeup-in’ e saj të parë që prej momentit kur ka mbaruar klasën e parë. Mesa duket vajza e dyshes së njohur, Beyonce dhe Jay Z gëzon një sërë talentesh, të cilat me kalimin e kohës janë kultivuar dhe shfaqur më mirë tek ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat