Alex Rodriguez i vidhen gjësende nga makina në vlerë prej gjysmë milion dollarë - Bota Sot
Alex Rodriguez i vidhen gjësende nga makina në vlerë prej gjysmë milion dollarë

Mediale Vip

Alex Rodriguez i vidhen gjësende nga makina në vlerë prej gjysmë milion dollarë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:24
Alex Rodriguez

Gjësende në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh i janë vjedhur Alex Rodriguez nga makina e tij me qira përderisa po qëndronte në San Francisko.

Sipas policisë vjedhja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit dhe hajdutët u bënë me gjëra elektronike dhe bizhuteri ë vlerë 500,000 dollarë.

Departamenti i Policisë në San Francisko thotë se sendet e vjedhura përfshijnë bizhuteri, një laptop, një aparat fotografik dhe pajisje elektronike.

Rodriguez kishte qenë në stadium pothuajse gjatë gjithë ditës.

“Më vjen keq që u morën disa sende që të natyrës personale dhe të pazëvendësueshme me vlerë sentimentale. Unë jam i inkurajuar që zbatimi i ligjit lokal ka pamjet e sigurisë së krimit dhe po bëjnë gjithçka mundet për t’i rikthyer ato” ka thënë Rodriguez,

Autoritetet policore kanë thënë se janë duke e trajtuar këtë rast me prioritet të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...