Adelina Ismaili: Vjosa Osmani për kryeministre - Bota Sot
Adelina Ismaili: Vjosa Osmani për kryeministre

Mediale Vip

Adelina Ismaili: Vjosa Osmani për kryeministre

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 22:40
Adelina Ismaili dhe Vjosa Osmani

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, e ka treguar gjithmonë se është një simpatizuese e LDK-së.

E mesa duket edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, ajo do të mbështesë po të njëjtën parti.

E sa i përket kandidatit që do të dalë për kryeministër nga kjo parti, Adelina duket se mbështet të vetmen femër që e konkurron këtë post.

Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, për të cilën diva e estradës ruan një respekt të veçantë.

Adelina ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook një status ku ndër të tjerash ka cituar fjalët: “Vjosa për kryeministre, vetëm Vjosa”.

Mbetet të shihet deri në rezultatin final nëse ajo do të jetë vërtetë kandidate apo jo.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...