Cardi B: E bëra gjoksin sepse nuk di të notoj

Mediale Vip

Cardi B: E bëra gjoksin sepse nuk di të notoj

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:03
Cardi B

Cardi B është treguar edhe njëherë shumë e hapur me ndjekësit e saj.

Cardi B ka pranuar më herët se ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale për perfeksionimin e pamjes së saj. Pak kohë më parë ajo zbuloi se kishte kryer një operacion në gjoks, sepse nuk kishte mundësi që të kujdesej për të pas lindjes së vajzës. Ndërsa së fundmi ajo ka zbuluar dhe një tjetër arsye për ndërhyrjen e saj, transmeton lapsi. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto në të cilën shihet e veshur me një golf të zi të hapur në pjesën e kraharorit dhe një palë pantallona në ngjyrë rozë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I can’t swim so I bought these titties so I can float.

A post shared by MOSTHATEDCARDI (@iamcardib) on

Bashkangjitur fotos së saj Cardi ka shkruar: “Nuk mund të notoja, prandaj bleva këtë gjoks kështu që mund të pluskoja”.

Përveç kësaj reperja ka bërë dhe një ndërhyrje në bark e njohur si liposuction . Megjithatë më herët Cardi ka treguar se nuk do të kryejë më ndërhyrje kirurgjikale për rimodelimin e trupit, pasi ka pasur dhimbje dhe për disa kohë ju desh të qëndronte larg skenës. Ajo ka shpjeguar se nëse do të ishte stërvitur për trupin pas lindjes nuk do i ishte dashur të kryente të tilla operacione. Megjithatë reperja ka thënë gjithmonë se kështu ndjehet e lumtur me veten dhe ju ka dhënë të gjithëve mesazhin që të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre, mjaftojnë që të ndihen mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat