Irkenc Hyka po vjen me këngë të re.
Irkenc Hyka ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, përmes së cilës zbuloi pak nga kënga e re.
Këngëtari edhe kësaj radhe do t’i qëndrojë besnik rrymës së muzikës që e këndon, ndërsa kënga pritet të publikohet shumë shpejt.
“Kenge Shpirti ! Së shpejti”, ka shkruar ai sipër videos që e postoi në Instagram.
Për ndryshe, “Jena nda” titullohet projekti i fundit muzikor nga Irkenc Hyka, të cilin e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin.