Harry Styles nuk do të jetë princi i sirenës Ariel

Mediale Vip

Harry Styles nuk do të jetë princi i sirenës Ariel

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:37
Harry Styles

Ka pasur shumë thashetheme kohëve të fundit se Harry Styles mund të jetë në linjë për të luajtur Princin Eric në filmin e ti të Disney, Little Mermaid.

Por, fatkeqësisht për fansat e One Direction ylli nuk e ka pranuar këtë ofertë.

Sipas BBC një burim i afërt me yllin thotë se ai vendosi të mos luante në këtë rol.

Kushdo që merr këtë rol do të luajë së bashku me Halle Bailey, që do ta ketë rolin kryesor të Ariel.

Punimi në film pritet të nis në fillim të vitit 2020 dhe Disney thotë se do të ketë më shumë njoftime për publikimet në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat