Kënga e padëgjuar e George Michael do të jetë pjesë e filmit “Last Christmas”

Mediale Vip

Kënga e padëgjuar e George Michael do të jetë pjesë e filmit “Last Christmas”

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:41
Emilia Clarke dhe George Michael

Një këngë gjashtë minuta e padëgjuar më parë nga i ndjeri George Michael do të publikohet në një film të ri bazuar në muzikën e tij.

Në “Last Christmas”, që do të publikohet më vonë gjatë këtij viti, do të luajnë yjet Emilia Clarke, Henry Golding dhe Emma Thompson.

Regjisori Paul Feig tha se George Michael ishte duke punuar në një album para se të ndërronte jetë dhe një nga këngët e këtij albumi do të jetë pjesë e filmit.

“Është thjesht një këngë e mahnitshme që unë jam aq i ngazëllyer që bota do të dëgjojë tani”.

George Michael u gjet i vdekur në ditën e Krishtëlindjeve në vitin 2016 në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat