Ndërhyrjet kirurgjike në pjesë të ndryshme të trupit apo mbushjet me botox janë bërë tepër të pranishme kryesisht tek femrat, kjo për shkak se ato mundohen t’i përmirsojnë pjesët e ndryshme në trup apo në fytyrë.
Edhe modelja e njohur Chrissy Teigen e cila është gruaja e këngëtarit të njohur John Legend ka vendosur të aplikoj botox në një vend interesant, në nënsqetullat e saj.
“Ishte shum e lehtë. Më bën të ndihem më mirë kur vesh fustane. Ndihem më me vetbesim. Ky është budallallëku më i madh që kam bërë ndonjëher, idiotsia më e madhe, por më pëlqen gjithsesi. Sinqerisht nuk kam asnjë pendesë.” Ka rrëfyer Chrissy pasi pranoi se ka injektuar botox në sqetullat e saj.
Ajo gjithashtu ka thënë se ka bërë këtë ndërhyrje për të evituar djersitjen e tepërt.