Ajo do të mbahet mend si një ndër modelet e para, e cila u bë shumë e suksesshme, ndonëse nuk ka përmasa 60-90-60.
Ashley Graham, modelja me forma të kolme që numëron më shumë se 8 milion ndjekës në instagram, ka ndarë pak orë më parë lajmin e bukur se së shpejti ajo dhe bashkëshorti Justin Ervin do të bëhen prindër për herë të parë.
“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më i bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar ylli i pasarelave nën një video teksa çifti tregon barkun e rrumbullakosur të Ashley.
Duket se modelja ka dashur ta mbajë për vete lajmin e shtatzënisë, duke e shijuar privatisht pritjen e ëmbël, dhe vetëm tani që duket se është në javët e fundit ajo e ndau lajmin e bukur edhe me ndjekësit.
Çifti ka 9 vite i martuar, ndaj një bebe në familjen e tyre ishte mëse i mirëpritur.