Me duart tek barku; Fatma dhe Alfio konfirmuan me foton perfekte se do të bëhen prindër!

Mediale Vip

Me duart tek barku; Fatma dhe Alfio konfirmuan me foton perfekte se do të bëhen prindër!

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:29
Fatma dhe Alfio

Prej disa ditësh në mediat online po qarkulon lajmi se moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja preferoi të mos pohojë e as mohojë lajmin, por kjo deri vetëm pak minuta më parë. Alfio postoi një foto në rrjetin social instagram, ndoshta më e bukura dhe më kuptimplota që prej nisjes së historisë së dashurisë me Fatmën…

Të ndodhur në destinacionin turistik “Syri i Kaltër”, çifti pozuan para aparatit me gjithë shkëlqimin e lumturinë që u fal ndjesia e pritjes së ëmbël. S’ka më dyshime, Fatma është shtatzënë dhe duart e saj dhe të Alfios në ‘shtëpizën’ e bebes i thanë të gjitha…

Image

Dyshja prej rreth tre vitesh po jetojnë historinë e tyre të bukur të dashurisë, frut i së cilës është edhe bebja që pritet të vijë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat