Anxhelina pozon në shtrat me grimerin, ky i fundit dedikim special për të

Mediale Vip

Anxhelina pozon në shtrat me grimerin, ky i fundit dedikim special për të

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:56
Anxhelina Hadërgjonaj dhe Ariel

Anxhelina Hadërgjonaj ka pozuar në shtrat me grimerin e famshëm.

Ariel, është një prej grimerëve më të famshëm i cili është mik i familjes Kardashian.

Ai shoqëri ka edhe me disa shqiptare, e ndër to Albërije Hadërgjonajn dhe vajzën e saj Anxhelinën. Kjo e fundit madje kalon shpesh kohë me grimerin të cilin e ka mik tejet të afërt.

Së fundmi ai e ka publikuar një foto në shtrat me Anxhelinën pranë të cilës edhe i ka shkruar disa fjalë.

“Zoti më bekoi me shoqen time të ngushtë, diku 6 vite më parë, dhe sa kaluan vitet ajo është bërë si gjaku im. Kemi kaluar ca gjëra bashkë që ju nuk ja keni idenë. Por nëse ka dikush që unë mund të mbështetem (përveç familjes time) është Anxhelina”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat