Habit “mbreti” i modës: Nuk i kam larë pantallonat prej muajsh, i vesh çdo ditë

Mediale Vip

Habit “mbreti” i modës: Nuk i kam larë pantallonat prej muajsh, i vesh çdo ditë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:28
Tom Ford

Tom Ford është një prej stilistëve të modës më të njohur në botë ka habitur me deklaratën e tij. Pavarësisht se krijon veshje të ndryshme, ai është fiksuar me një palë pantallona, të cilat i vesh prej muajsh.

Në një intervistë, 58-vjeçari tha: “Shpesh ndihem sikur jam veshur si punëtor dhe nuk kam energji që të mendoj për ambicie të ndryshme. Madje e di cilat rroba më shkojnë. Të zeza, kafe dhe gri. Dhe të bardha kur luaj tenis”.

Më pas shtoi: “Më lejoni t’ju tregoj që këto pantallona që kam veshur tani nuk mund të jenë larë prej muajsh. Vesh të njëjtat rrobat çdo ditë, i heq në darkë dhe i var. Aty var xhaketën time, pantallonat me xhepa bosh dhe mëngjesin tjetër zgjohem duke vrapuar me djalin tim Jack për ta bërë gati për shkollë. Dhe kështu vesh të njëjtat rroba”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat