Heard: Kështu do të doja të dukej bunkeri im për Ditën e Gjykimit

Mediale Vip

Heard: Kështu do të doja të dukej bunkeri im për Ditën e Gjykimit

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 22:44
Amber Heard

Aktorja Amber Heard për momentin nuk është duke u marrë me projekte filmike.

Ajo pas një procesit të gjatë dhe të vështirë të divorcit me ish-bashkëshortin Johnny Depp, ka gjetur momente relaksimi teksa ka vizituar vreshtat e rrushit dhe bodrumet e verës në Luginën Napa, në Kaliforni.

“Kështu do të doja të dukej bunkeri im për Ditën e Gjykimit”, shkruan aktorja nga Teksasi në Instagram.

Amber gjatë karrierës ka qenë në lidhje me shefin e Tesla Elon Musk dhe fotografen Tasya Van Ree, ndërsa me Johnny Deep u martua më 2015.

Pas mos pajtimeve të ashpra dhe rrahjes me aktorin, Heard bëri kërkesë për divorc.

Përmes një përfaqësuesi, Johnny hodhi poshtë akuzat si 'histori të pavërteta, thashetheme, dhe gënjeshtra për jetën e tij personale'.

Por, ish-çifti ra dakord që Heard të hiqte urdhrin e kufizimit për Depp dhe që ajo të merrte 7 milionë dollarë, të cilat do t’i ndante për bamirësi.

Johnny vendosi t’i jepte paratë direkt për grupet e zgjedhura të saj, Spitalin e Fëmijëve dhe ACLU

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat