Miranda Kerr duket e mrekullueshme në shtatzëninë e tretë, falë një pijeje

Mediale Vip

Miranda Kerr duket e mrekullueshme në shtatzëninë e tretë, falë një pijeje

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 06:55
Miranda Kerr

Manekinia nga Australia, Miranda Kerr, është e njohur për formë boshti të brishtë të trupit e cila ende e stolis megjithëse ka lindur dy fëmijë dhe i treti është afër për të lindur

Është e njohur që Miranda është adhuruese e mënyrës së shëndetshme të jetës, andaj çdo mëngjes e fillon me konsumimin e lëngut të freskët të kulluar nga selinoja.

E pi në lukth të zbrazët, gjysmë ore para kafjalli.

Lëngu i selinos është jashtëzakonisht i shëndetshëm, përmban fibra, vitamina dhe minerale, të cilat mbrojnë nga sëmundje të shumta dhe forcojnë imunitetin.

Miranda thotë që pas lindjes së fëmijës së dytë nuk ka ndier presion që menjëherë t’i kthehet peshës së mëparshme.

Ajo, më nuk pozon në veshje të brendshme siç ka qenë rasti kur ka lindur djalin Flynn para 7 vjetësh kur ishte shtathollë si engjëll i Victorias.

Thotë që teprica nga shtatzënia i ka mbetur, mirëpo tani më shumë dëshiron ta kalojë kohën në shtëpi me fëmijët se në palestër duke ushtruar me orë të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat