Ani pse shkenca thotë ndryshe, Enver Hoxhaj beson që dielli lëviz - Bota Sot
Ani pse shkenca thotë ndryshe, Enver Hoxhaj beson që dielli lëviz

Mediale Vip

Ani pse shkenca thotë ndryshe, Enver Hoxhaj beson që dielli lëviz

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 09:54
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Enver Hoxhaj, duke uruar gruan e tij për ditëlindje, u mundua që marrëdhënien me të ta ilustronte përmes yllit kryesor – Diellit.

Ai tha se gruaja e tij, Remzie Shahini Hoxhaj, ishte me të si mike, grua dhe nënë e përkushtuar. Për Remzien, Hoxhaj shtoi se ishte “sikur dielli që lëvizte përreth tij”.

“Kafe me Remzien për ditëlindjen e saj, e cila është si dielli që ka lëvizur përreth meje për gati dy dekada duke qenë mike, grua dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve tanë, Leas dhe Lirit ”, ka shkruar Hoxhaj.

Këto fjalë të Hoxhajt rreth diellit bien në kundërshtim me shkencën, faktet e të cilës janë kokëfortë teksa thonë se dielli nuk lëviz fare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...