Enca tregon mashkullin ideal, pastaj thotë se ai nuk ekziston

Mediale Vip

Enca tregon mashkullin ideal, pastaj thotë se ai nuk ekziston

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:19
Enca

Këngëtarja e famshme shqiptare Enca Haxhia, është një vajzë single në pritje të një të dashuri që do i marrë zemrën.

Haxhia është pyetur madje nga fansat e saj në Instagram, se cili është tipi i mashkullit Ideal sipas Encës.

Ajo ka ndarë ca kohë që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve në Instagram dhe këtë pa dyshim që e ka zgjedhur t’i japë përgjigje.

Dhe Enca ka bërë një listë të tërë të gjërave që do tek partneri të cilin ajo do e konsideronte ideal. E në listë janë këto gjëra:

“Të jetë mbështetës, inteligjent, një cikë artist në zemër, punëtor i madh, i edukuar, besnik, me sens humori dhe i papërtuar. Në fund, thekson KËDO QË I JEP ASAJ PAQE”.

Por, pastaj ajo ka dhënë përgjigje se një djalë i tillë nuk ekziston!

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat