Enca tregon mashkullin ideal

Mediale Vip

Enca tregon mashkullin ideal

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:19
Enca Haxhia

Ky qenka mashkulli ideal për këngëtaren.

Enca Haxhia është shumë e pranishme në mediat rozë, krahas muzikës fansave të saj j’u intereson edhe jeta private e këngëtares.

Artistja nga Shqipëria ua ka mundësuar ndjekësve të saj t’i shtrojnë pyetje përmes Instagramit rreth çdo gjëje që j’u intereson.

Njëra nga pyetjet e ndjekësve ishte “Cili është mashkulli ideal’?

Një pyetje kjo që këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjet.

“Suportiv, inteligjent, içik artist patjetër, së paku në zemër, punëtor, i edukuar, besnik, me sens humori, i papërtuar, dikush që më jep paqe.”-kishte thënë Enca.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat