Dwayne Johnson kryeson listën e Forbes, aktori më i paguar në botë - Bota Sot
Dwayne Johnson kryeson listën e Forbes, aktori më i paguar në botë

Mediale Vip

Dwayne Johnson kryeson listën e Forbes, aktori më i paguar në botë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:38
Dwayne Johnson

Dwayne Johnson ishte aktori më i paguar i vitit të kaluar, sipas renditjes vjetore më të fundit të Forbes.

Ai u ngjit nga vendi i dytë ku ishte vitin e kaluar në vendin e parë pavarësisht se fitimet e tij prej 89.4 milionë dollarë ishin më të ulta se në vitin 2018 kur rezultonte me 119 milionë fitime.

Aktori që kryesonte listën vitin e kaluar, George Clooney ka rënë nga Top 10.

Kjo për shkak se fitimet e tij të larta në listën e vitit 2018 erdhën për shkak të shitjes së kompanisë së tij të tequila, në një marrëveshje me vlerë 1 miliardë dollarë.

Lista e aktoreve më të paguara do të publikohet nga Forbes të premten.

Listat përfshin të ardhurat e përgjithshme të të famshmëve, duke përfshirë firmat e markave dhe nuk përbëhet vetëm nga pagesa për aktrimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...