Bashkëshorti i Almeda Abazit nis xhirimin e filmit; në sheshxhirim e shoqëron i biri Efehan!

Mediale Vip

Bashkëshorti i Almeda Abazit nis xhirimin e filmit; në sheshxhirim e shoqëron i biri Efehan!

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:35
Almeda Abazi me familje

Ndryshe nga Almeda, e cila që me ardhjen në jetë të të birit pak muaj më parë, hoqi dorë përkohësisht nga karriera; bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, ka vijuar me projektet e tij.

Aktualisht aktori i njohur turk po xhiron filmin e tij më të ri “Kampion”, e si për të shkurtuar sadopak oraret e zgjatura që atij I duhet të rrijë larg familjes, babi Tolgahan ka marrë në sheshxhirim të voglin Efehan.

I ndodhur në ring (aty ku zhvillohet edhe ngjarja e filmit, në të cilin Tolga ka rolin e një kampioni boksi), aktori mban në dorë ‘trofeun’ e tij më të madh në jetë, të birin Efehan.

Image

I vogli erdhi në jetë më 6 maj 2019, si frut i një dashurie disa vjeçare mes ish-miss-it shqiptare Almeda Abazi dhe aktorit turk Tolgahan Sayisman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat