Prindërit dështojnë t’i lirojnë nga burgu vëllezërit që vranë motrën

Mediale Vip

Prindërit dështojnë t’i lirojnë nga burgu vëllezërit që vranë motrën

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:21
Prindërit dështojnë t’i lirojnë nga burgu vëllezërit që vranë motrën

Prindërit e yllit pakistanez të rrjeteve sociale, për vrasjen e të cilës dyshohen vëllezërit e saj, kanë dështuar t’i lirojnë këta të fundit nga akuza.

Prindërit e Qandeel Baloch i thanë gjykatës se i kanë falur Waseem dhe Slam Shaheen, të cilët ndodhen në burg për ‘vrasje të nderit’.

Baloch, 26 vjeçare, u vra në korrik të vitit 2016, vrasje kjo që tronditi Pakistanin dhe gjithë botën.

Vëllai i saj Waseem fillimisht ishte rrëfyer duke thënë se ajo kishte turpëruar familjen, por më vonë kishte ndryshuar deklaratën.

Gjashtë meshkuj të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen.

Rastet e grave që vriten për "çnderim" të familjes së tyre janë të zakonshme në Pakistan.

Rreth 1100 gra u vranë nga të afërmit në të ashtuquajturat ‘vrasje nderi’ më 2015, sipas Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut në Pakistan (HRCP).

Shumë raste të tjera nuk raportohen.

Babai i Qandeel,  Muhamed Azeem, fillimisht kishte thënë se i  dëshironte vrasësit e saj "të vdekur", duke i thënë BBC se djali i tij Waseem duhet të "pushkatohej para syve".

Por të enjten ai i tha gjykatës në Multan, Punjab, se ai dhe gruaja e tij tani kishin vendosur ti falnin djemtë e tyre - por jo të akuzuarit e tjerë.

Të mërkurën Gjykata e refuzoi kërkesën , duke thënë se çështja kundër dy burrave do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat