Po qarkullojnë lajmet se MC Kresha është fejuar dhe se shumë shpejtë do të martohet.
Gjatë ditës së sotme po shkruhet në media se reperi MC Kresha po i jep fund beqarisë, duke u fejuar me një vajzë nga Kanadaja dhe madje ata do të martohen në tetor të këtij viti.
Por, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Vetë reperi, e ka mohuar këtë gjë madje duke u befasuar edhe ai vetë.
Kresha thotë se kjo nuk është e vertetë dhe se gjithçka është rrenë.
Reperi nga ana profesionale është shumë i nxënë, duke publikuar vazhdimisht projekte të reja që po pëlqehen shumë.
‘Private’ me Lyrical Son dhe Semiatomatic është ndër këngët më të pëlqyera dhe më të vlerësuara të kësaj vere.