Quentin Tarantino 56-vjeçar po pret të bëhet për herë të parë baba - Bota Sot
Quentin Tarantino 56-vjeçar po pret të bëhet për herë të parë baba

Mediale Vip

Quentin Tarantino 56-vjeçar po pret të bëhet për herë të parë baba

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 21:04
Quentin Tarantino

Quentin Tarantino do të bëhet baba. Regjisori me famë botërore po pret fëmijën e parë me bashkëshorten Daniela Pickun.

Kështu së paku ka njoftuar çifti për revistën “People” duke thënë se janë tejet të lumtur të ndajnë këtë lajm.

“Daniela dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një fëmije”, thuhet në njoftimin e çiftit.

Skenaristi dhe regjisori u njoftua me Danielën, vajzën e këngëtarit izraelit, Svika Pick, në vitin 2009 ndërsa promovuan filmin “Basterds Inglorious”. Çifti u fejua në qershor të viti 2017 pas një lidhje që zgjati rreth një vit.

Tarantino dhe Daniela u martuan në një ceremoni intime në muajin nëntor të vitit të kaluar në Los Angeles.

Ndryshe, 56-vjeçari para se takonte 35-vjeçaren kishte thënë se nuk ka kohë për martesë duke shpjeguar se puna po ia merrte tërë kohën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...