S'ka qetësi për familjen e moderatores, gjyshja vdes nga dhimbja për humbjen e mbesës

Mediale Vip

S'ka qetësi për familjen e moderatores, gjyshja vdes nga dhimbja për humbjen e mbesës

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 07:56
Familja e Nadia Toffa

Nuk ka paqe për familjen e Nadia Toffa,  fytyra e njohur televizive dhe moderatorja e programit italian shumë të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ende pa mbyllur zinë për vajzën, familja ka humbur një tjetër pjesëtar të saj. Gjyshja e Dadias, Maria Cocchi, ka ndërruar jetë  në moshën 97 vjeçe dhe duket se një efekt jo të vogël ka dhënë edhe humbja e mbesës së saj të dashur.

Familja e Nadias, tashmë e pikëlluar nga humbja e saj, ka dashur ta mbajë ngjarjen larg vëmendjes së mediave dhe vetëm gazetat lokale kanë raportuar se për vdekjen e të moshuarës.

Funerali është mbajtur me 20 gusht në Cerveno, një qytet i vogël me rreth 700 banorë në Val Camonica, ku gruaja jetoi për një kohë të gjatë.

Banorët e fshatit thonë se gjyshe Maria mbahet mend nga të gjithë për bujarinë dhe simpatinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat