Aida Doci reagon pas lajmit se ajo ka aderuar në AAK

Mediale Vip

Aida Doci reagon pas lajmit se ajo ka aderuar në AAK

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:15
Aida Doci

Pas lajmit se dje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë aderuar dy këngëtaret e njohura, Adelina Berisha dhe Aida Doci kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë.

Aida ka thënë se ajo thjeshtë ka qenë e ftuar nga disa miq të brendshëm të AAK-së për të qenë pjesë dje në mbledhje.

Ajo ndër të tjerash ka pohuar se nuk e ka ndërmend të merret ndonjëherë me politikë sepse ajo i përket botës së Artit.

“Unë thjesht kam pasur ftese nga disa miq te brendshëm te AAK-së dhe e kam pranua ftesën me dëshirë te jem prezentë, por absolutisht nuk kam te beje me ndonjë parti politike dhe as qe mendoj te merrem ndonjëherë me politike sepse unë i përkas Artit dhe ashtu do mbetet gjithmonë“, ka thënë Aida.

Ndërkohë, mbrëmë këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu ka konfirmuar “aderimin e tyre”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat