Aksidentohen artistët, kjo është gjendja e tyre - Bota Sot
Aksidentohen artistët, kjo është gjendja e tyre

Mediale Vip

Aksidentohen artistët, kjo është gjendja e tyre

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 10:33
Bruno

Artistët e Threedots kanë pësuar aksident automobilistik rrugës për në Korçë.

Në kulmin e sezonit veror, teksa janë të ngarkuar çdo ditë me koncerte dhe evente familjare, ka mjaftuar vetëm një moment, që artistët e “Threedots”, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi të përballen me një situatë aspak të këndshme.

Dy ditë më parë, teksa ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert, në afërsi të Maliqit, artistët kanë pësuar një aksident automobilistik. Vetura e tyre ka devijuar nga rruga, duke rënë përmbys nga lartësia ku ndodhej.

Sipas fotove nga vend-ngjarja,shfaqet makina e dëmtuar dhe skena e aksidentit.

Mësohet se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht ndodhen në një nga spitalet e Tiranës duke marrë mjekimet e duhura për dëmtimet që fatmirësisht nuk janë të rënda.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...