Alban Skënderaj me një tjetër koncert madhështor, këto janë detajet

Mediale Vip

Alban Skënderaj me një tjetër koncert madhështor, këto janë detajet

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:16
Alban Skënderaj

Alban Skënderaj po vjen edhe me një tjetër super-koncert.

Pas koncertit madhështor në Prishtinë, këngëtari Alban Skënderaj ka paralajmëruar se do ta mbajë një të tillë në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Nën Yjet e Tiranës” sipas tij mbahet më 27 shtator dhe se pothuajse gjithçka është gati.

Ky është postimi i plotë i Albanit:

“Nën Yjet E Tiranës”

Në raste të tilla ndoshta jam gjithmonë paksa euforik por këto janë lajmet dhe postimet që më lumturojnë vërtetë dhe që do të doja të ndaja shumë më shpesh me ju! Koncertet e mia recitale përveç se pasioni im tashmë janë një pikë e fortë dhe një pjesë tepër e rëndësishme e karrierës time artistike, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Është aty ku unë mundem dhe dua të flas me artin tim në cilësinë dhe lartësinë e tij maksimale! Jam i vetëdijshem që gjatë gjithë këtyre viteve që bëj muzikë, dashamirës nga të gjitha moshat që vërtetë i duan krijimet e mia, presin besnikë e me durim të hekurt nga unë evente të mirëfillta ku mund të përputhen standartet më të mira artistike, profesionale dhe njerëzore.
E pra atëherë, mbas magjisë së Prishtinës dhe mbas shumë kërkesave për një “Bis” koncerti im recital i ardhshëm do të mbahet në 27 SHTATOR NË AMFITEATRIN E TIRANËS, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për ti bërë vend muzikës.
Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit specialë. “Nën Yjet E Tiranes” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes.
Tirana dhe qielli i saj vërtetë ju perkasin të gjithëve tashme ndaj ky koncert do i dedikohet edhe këtij qyteti që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritës e ti mbaj dyert hapur për çdo shqipëtar që ka patur diçka për të dhënë. Shumë shpejt do ju përditësoj rreth detajeve.
Faleminderit miq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat